Bota

Frika nga pandemia, Zvicra voton për të mbajtur masat antiCovid

Qytetarët zviceranë kanë vendosur ditën e diel me anë të një referendumi që të mbështesin masat e vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas rezultateve paraprake, më shumë se 60% e votuesve kundërshtuan heqjen e disa kufizimeve përfshirë atë të pasaportës së vaksinimit.

Organizatorët e këtij referendumi kishin kërkuar heqjen e kësaj pasaporte, pasi për ta kufizonte të drejtat e njeriut.

Lexo më shumë  Një anije e dytë turke kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Momentalisht në Zvicër janë vaksinuar plotësisht rreth 66% e popullsisë kundër koronavirusit, një nga nivelet më të ulëta në Europë.

Që prej nisjes së pandemisë, qeveria i ka qëndruar besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku qeveria ka pak fuqi formale dhe janë njerëzit që thonë fjalën e fundit.

Masat kufizuese në Zvicër nuk qenë kurrë aq strikte sa në vendet fqinje. Njerëzit u lejuan të dilnin sa herë që donin ndërsa shkollat u mbyllën për vetëm disa javë. Por verën e kaluar, kur rastet po uleshin ndjeshëm, Zvicra nuk iu kthye lirisë së plotë, siç bënë vende të tjera.

Lexo më shumë  Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *