Bota

Frika nga bombardimet/ Macroni dhe Putini bien dakord që inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë centralin bërthamor të Ukrainës

Një bisedë telefonike është zhvilluar sot mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.

Elize konfirmoi se është diskutuar për vendosjen e misionit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhia.  

Presidenti rus Vladimir Putin si dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord që të zhvillohet një vizitë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Gjatë telefonatës së tyre pak kohë më parë, Putini fajësoi Kievin për bombardimet e fundit të objektit, thuhet tutje në deklaratë.

Ukraina ka ngritur më parë të njëjtën akuzë ndaj Rusisë.

Ky termocentral bërthamor është më i madhi në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se dëmtimi i mundshëm në uzinën e Zaporizhzhia mund të jetë “vetëvrasje” dhe presidenti i Turqisë ka thënë se askush nuk dëshiron një tjetër Çernobil – aksidenti më i keq bërthamor në botë kur Ukraina ishte nën sundimin sovjetik.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *