Opinion/Aktualitet

Frika e BE-së si dimensionin irracional dhe politik

Shkruan Roland Amzai

Sot Albin Kurti u takua për të disatën herë me Aleksandër Vuciqin me ndërmjetësimin e Josep Borrel-it dhe Miroslav Lajcak-ut.

Ndërmjetësit nuk janë rastësi. Nuk janë të lodhur fizikisht individët që duken hera herës dhe të luhatshëm emocionalisht. E lodhur është Europa.

Në momentet kur po mbaronte takimi mes Kurtit dhe Vuciqit në Bruksel, nga ana tjetër në Frankfurt, BE-ja kishte një mbledhje tjetër të rëndësishme, atë të Bankës Qendrore Europiane.

Lexo më shumë  Një homeriadë politike: Tradhëtia, deshtimi dhe ringritja e një kombi

Ata vendosen që kamatat bazë të rriten edhe për 0.25% pikë të tjera.

Ndërkohë që shitjet dhe GDP-ja po bie, inflacioni dhe interesat po rriten.

Ç’logjikë i lidh këto?

Ekspozimi ndaj agresivitetit serb, e rrit rrezikun e konfliktit.

Nga ana tjetër shumë kritikë po shprehen se edhe FED dhe ECB po rrisin kamatat me një ritëm shumë më të ngadaltë nga frika ndaj recesionit, për pasojë po e rrisin agoninë e pritjes dhe pasigurisë.

Ngurrimi për ta shkaterruar inflacionin (së bashku me GDP-në dhe tregjet kapitale), është i njejtë me ngurrimin për të goditur e sanksionuar këdo aktor rajonal a global që kërcënon sigurinë e një rajoni a një kontinenti.

Lexo më shumë  Nga propaganda në ekran te helmi në pjatë

Frika, po shndërrohet në një metodë pune në vendimmarrje “smart”.

Le t’i rrisin kamatat, por kujdes tregjet, le ta njohin Kosovën, por kujdes Serbinë i duhet dhënë dicka.

Kështu inflacioni rritet, Serbia trimërohet, e tek në fund, rezultati është i njejtë veçse më masiv. Konflikt dhe varfëri.

Rruga Press

YouTube player