KryesoreLajme

“Freedom House”: Kosova shënon përparim në shkallën e demokracisë

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e qeverisjes hibride/demokraci tranzicionale.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë, Kosova shënoi një përparim nga 3.14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25, shkruan Zëri i Amerikës.

Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.

Nga vendet e rajonit gjendja është përkeqësuar në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, situata është e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar.

Që nga viti 1995, raporti i “Freedom House” për Vendet në Tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Lexo më shumë  Konjufca, në takim virtual me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës – diskutojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *