Bota

Francis Kere, afrikani i parë që fiton ‘Nobelin e arkitekturës’

Vetëm 7 vjeç, Francis Kere la shtëpinë e familjes së tij për të ndjekur shkollën sepse fshati i tij, Gando në Burkina Faso, nuk kishte shkollë. 13 vjet më vonë ai u transferua në Gjermani me një bursë për zdrukthtari me ëndrrën për t’u kthyer në shtëpi një ditë në mënyrë që të ndërtonte shkollën që mungonte.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Kere e realizoi qëllimin e tij, duke u bërë arkitekt dhe duke përfunduar ndërtesën e tij të parë, shkollën fillore “Gando” në vitin 2001. Projekti e ka identifikuar Kere gjatë gjithë kësaj kohe dhe cilësohet si një trampolinë në karriereën e tij. Pasi ka transformuar më tej fshatin e tij dhe komunitetet e tjera anembanë Afrikës, 56-vjeçari tani është emëruar ndër më të mëdhenjtë e profesionit të tij.

Të martën, organizatorët e çmimit Pritzker, i quajtur shpesh Nobeli i arkitekturës, zbuluan Kere si laureatin e vitit 2022.

Arkitekti i parë afrikan e fitoi Nobelin e tij me një portofol të përbërë kryesisht nga shkolla, qendra shëndetësore dhe objekte komunitare, projekte shumë modeste për një çmim që nderon historikisht projektuesit e ndërtesave ikonike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *