Bota

Francezët në protestë, Macron shmang votimin nga frika e humbjes

Mijëra demonstrues mbushën rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve. Projektligji ka nxitur reagime të ashpra dhe protesta të shumta, shkruan BBC.

Presidentiti  Macron ndërmori një lëvizje të minutës së fundit për të shmangur humbjen Qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese dhe nuk kaloi reformën për votimin nga ligjvënësit.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Vendimi është marrë vetëm pak minuta para se të caktohej votimi, sepse qeveria nuk kishte garanci se projektligji do të kishte një shumicë në Asamblenë Kombëtare.

Lëvizja pritet të nxitë një mocion të shpejtë mosbesimi në qeverinë e Macronit.  Politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të ndërmarrin këtë nisme.

Sondazhet e opinionit tregojnë se një shumicë dërrmuese e votuesve kundërshtojnë reformën e pensioneve, ashtu si sindikatat, të cilët thonë se ka mënyra të tjera për të balancuar llogaritë, duke përfshirë taksimin më të madh të të pasurve.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *