Bota

Francë, 13 mijë flamuj palestinezë vendosen në një zonë të gjelbër për fëmijët e vrarë në Gaza

Banorët e qytetit Gennevilliers në periferi të kryeqytetit të Francës, Paris, vendosën 13 mijë flamuj palestinezë në kujtim të fëmijëve që u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Aktiviteti u organizua nga mbështetësit e Palestinës me rastin e 30 Marsit – Ditës së Tokës Palestineze.

Qytetarët së bashku me fëmijët e tyre vendosën nga një flamur palestinez në një zonë të gjelbër në qytet për çdo fëmijë që ka humbur jetën në Gaza që nga tetori i vitit 2023, kur nisën sulmet e Izraelit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Përveç kryebashkiakut të Gennevilliers, Patrice Leclerc, në aksionin në fjalë mori pjesë edhe deputetja e Partisë Komuniste Franceze (PCF) Elsa Faucillon , raporton Anadolu.Sipas deklaratës së Leclerc nga platforma X, numri i flamujve palestinezë të vendosur në zonën e gjelbër në qytet gjatë aksionit është 13 mijë.

Rruga Press

YouTube player