Franca sekuestron pronat e oligarkut rus me vlerë 25 miliardë paund
Franca ka sekuestruar 20 miliardë paund asete ruse, duke përfshirë një vilë në rivierën franceze dhe 11 prona të tjera që i përkasin Roman Abramovich.
Sipas BBC, mediat franceze kanë bërë me dije se edhe ishulli Jersey, që ndodhet midis Francës dhe Anglisë i janë ngrirë gjithashtu 5 miliardë paund asete që i përkasin pronarit të Klubit të Futbollit Chelsea, Abramovich.
Policia e Xhersit ka kërkuar prona në ishull të lidhura me miliarderin, thanë oficerët e ligjit. Abramovich u emërua si banori më i pasur i ishullit në vitin 2018. Ai u sanksionua gjithashtu nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Rruga Press