Lajme

Franca pranon padinë e Berishës ndaj Blinken, ish-kryeministri nxjerr njoftimin

POSTIMI BERISHËS:

Gjykata e Parisit pranoi padine time ndaj Sekrtarit te Shtetit Blinken per shpifje!

Zyra e avoktatit tim, Jean Yves Le Borgne eshte njoftuar se gjykatesi i gjykates korreksionale te Parisit ka pranuar shqyrtimin padise time ndaj sekretarit te shtetit Antony Blinken per shpifje. Une ngrita kete padi pasi Sekretari i Shtetit me daten 19 Maj 2021 njoftoi vendimin e tij per shpalljen time dhe familjareve te mi nongrata per “korrupsion sinjifikativ”. Ky vendim eshte i bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektor i tij George Soros me te cilin une kam patur kundershti te medha.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Ky vendim pa asnje prove fakt apo dokument, i papritur, puro politik dhe unik ne llojin e tij erdhi 8 vite pasi une kam dhene doreheqje nga çdo pozicion udheheqje, dhe cdo funksion ekzekutiv publik dhe tre jave pasi kandidati qe une mbeshteta humbi zgjedhjet.

Perveç kesaj, ne 30 vite te karrieres time kurre ndonje here nuk jam akuzuar ose ndjekur per ndonje forme korrupsioni dhe asnjeri nuk ka ngritur padi apo provuar ndonje pretendim per korrupsion ne gjykate ndaj familjareve te mi.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime për sigurinë, ekonominë dhe integrimin evropian

Duke shprehur besimin tim tek gjykata dhe pritur diten e gjyqit, une ftoj sekretarin e shtetit te paraqese ne gjykate çdo prove, fakt apo dokument per te provuar akuzat mbi te cilat ai ka bazur vendimin e tij sine materia per shpalljen time nongrata. sb

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *