Franca paralajmëron sanksione të ashpra që prekin personalisht Putinin
Gjatë ditës së sotme ka pasur një telefonate mes presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin.
Presidenca franceze tani ka zbardhur më shumë informacione rreth asaj që u tha gjatë bisedës gati 90-minutëshe mes tri politikanëve.
Macron dhe Scholz kërkuan një armëpushim dhe fund të armiqësive përpara se të fillonin një diskutim të strukturuar për lëvizjet e ardhshme, raporton bbc.
Putin nuk tregoi ndonjë vullnet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thotë zyra e Macronit.
Deklarata franceze vazhdon duke specifikuar për atë që mund të ndodhë në ditët në vijim.
Sanksionet e reja do të shqyrtohen në ditët në vijim në Bruksel nga anëtarët e BE-së.
Sanksionet do të marrin parasysh zhvillimet e fundit të luftës duke përfshirë rrethimin e Mariupolit.
Synimi i këtyre sanksioneve historike të “stilit iranian” është që ta izolojnë presidentin rus dhe ta largojnë nga komuniteti ndërkombëtar.
Rruga Press