Bota

Franca ndalon shitjen e qenve dhe maceve në dyqane

Duke filluar nga 1 janari 2024, në Francë nuk do të lejohet më shitja e maceve dhe qenve në dyqane. Sipas ligjit të ri kundër keqtrajtimeve të kafshëve, ndalohet dhe mbajtja e kafshëve të egra në cirqe apo akuariume si dhe dënime më të ashpra për ata që i keqtrajtojnë apo i braktisin.

Gjithashtu parashikohen dhe dënime më të ashpra për ata që torturojnë dhe braktisin kafshët. Masat do të hyjnë në fuqi gradualisht: ndalimi i shitjeve në dyqane nis në 2024-ën, ndërsa mos mbajtja e kafshëve të egra në cirqe në vitin 2028. Ndërsa ata që keqtrajtojnë apo braktisin kafshët do të dënohen nga 75 mijë euro gjobë e deri në 5 vite burg.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Gjithashtu do të ndalohet shitja e kafshëve online me qëllimin për të mbrojtur speciet në zhdukje, apo kafshët të cilat nuk mund të jetojnë në ambientet ku shiten. Dhe në rast adoptimi do të ketë fillimisht një verifikim të vendit se ku do të qëndrojë kafsha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *