Bota

Franca miraton ligj që nxit vaksinimin

Parlamenti i Francës miratoi legjislacionin që i bën vaksinat kundër koronavirusit të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe e zgjeron listën e vendeve që kërkojnë të ashtuquajturën leje shëndetësore.

Ndryshimi vjen pas protestave në Francë kundër rregullave. Por, presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, thotë se synon ta bëjë vaksinimin armë kryesore kundër koronavirusit, ndërsa, sipas Qeverisë së tij, ndryshimet janë të nevojshme për t’i mbrojtur njerëzit e cenueshëm, si dhe për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Ligji që i bën të detyrueshme vaksinat për punëtorët e kujdesit shëndetësor, u jep atyre kohë deri më 15 shtator që të vaksinohen – në të kundërtën, rrezikojnë pezullimin.

Ndryshimet në lejen shëndetësore hyjnë në fuqi në gusht, nëse miratohen nga Gjykata Kushtetuese.

Leja tregon se njerëzit janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë shëruar prej tij ose kanë rezultuar negativë gjatë testimit. Ajo është kërkuar për hyrje në muze, kinema, pishina dhe vende të tjera që tërheqin turma të mëdha.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Me rregullat e reja, leja do të jetë e nevojshme për të hyrë në restorante dhe bare, si dhe për të bërë udhëtime në distancë të gjatë me trena dhe aeroplanë. /REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *