Bota

Franca furnizon me tanke Ukrainën, Zelensky optimist për fundin e luftës

Franca pritet t’i japë tanke të lehta lufte Ukrainës, duke u kthyer kështu në vendin e parë që dërgon armatime luftarake perëndimore në shtetin e përfshirë nga lufta.

Parisi zyrtar mund të ofrojë disa nga automjetet ushtarake “AMX-10”, të cilat po zëvendësohen me modelin e ri “Jaguar”.

Ato do të jenë një hap përpara tankeve të epokës sovjetike, që vende të ndryshme i kanë dërguar Ukrainës.

Lexo më shumë  Rusia humb një fabrikë kimike strategjike pas sulmit të ukrainasve

“Duhet t’i japim fund agresionit rus këtë vit dhe të mos vonojmë pajisjen me kapacitete mbrojtëse që mund të përshpejtojnë mposhtjen e shtetit terrorist. Tanket moderne perëndimore janë vetëm një prej këtyre kapaciteteve”, deklaroi presidenti unkrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë në Rusi, Ministria e Mbrojtjes raportoi se ka pasur një ofensivë të vazhdueshme në drejtim të Donjeckut, duke deklaruar se trupat ruse kishin zmbrapsur me sukses kundërsulmet e palës ukrainase në jug të rajonit.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *