Franca do t’i dhurojë aeroplanë të fuqishëm luftarakë Ukrainës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi sot se do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirage në Ukrainë, si dhe se ushtria franceze do të trajnojë pilotët ukrainas.
“Nesër do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të njoftojmë transferimin e aeroplanëve luftarakë Mirage 2000-5 në Ukrainë të prodhuar nga prodhuesi francez Dassault dhe do të trajnojmë pilotët e tyre ukrainas në Francë”, tha Macron për French TV.
Ai nuk specifikoi se sa aeroplanë luftarakë do t’i dorëzohen forcave ukrainase, shkruan france24.
Presidenti francez tha se Franca do të pajisë dhe trajnojë një brigadë të tërë prej 4500 ushtarësh ukrainas, në mënyrë që ata të mund të mbrohen kur të kthehen në Ukrainë.
I pari i shtetit francez përsëriti se ukrainasve duhet tu lejohet të përdorin armët e ofruara nga aleatët e saj perëndimorë për të shënjestruar objektivat ushtarake ruse dhe për të “neutralizuar pikat nga ku po sulmohet vendi”.
Ndryshe, Macron do ta takojë të premten (sot) presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn në Pallatin Elysee në Paris.
Rruga Press