Franca do shtrëngojë rregullat e hyrjes për udhëtarët e disa prej vende të BE-së
Franca do të detyrojë udhëtarët e pavaksinuar që vijnë prej disa vendeve evropiane që të sigurojnë një certifikatë me një test negativ PCR për koronavirus, i bërë jo më herët se 24 orë para hyrjes në territorin francez, njoftoi qeveria franceze të shtunën.
Sipas deklaratës, situata sanitare në Spanjë, Portugali, Hollandë, Greqi dhe Qipro do të jetë nën mbikëqyrjen evropiane. Njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit nga këto vende do të duhet të sigurojnë një rezultat negativ të PCR-së për të hyrë në Francë, i bërë jo më herët se 24 orë para mbërritjes, vuri në dukje qeveria, duke shtuar se mbikëqyrja në rritje po futet gjithashtu edhe për ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet, mbi 5.8 mln raste me koronavirus janë raportuar në Francë që nga fillimi i pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 35 mln njerëz morën dozën e parë të vaksinës.
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

