BotaKryesore

Franca dhe Italia pro shkëputjes së Rusisë nga SWIFT-i

Franca dhe Italia kanë paraqitur qëndrimet e tyre pro shkëputjes së Rusisë nga rrjeti i pagesave financiare SWIFT, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të shtunën se kryeministri i Italisë, Mario Draghi kanë dhënë qëndrimin e tij pro largimit të Rusisë nga ky rrjet.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

“Ky është fillimi i një faqeje të re në histori”, ka deklaruar Zelensky.

Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se gjatë një bisede që ka zhvilluar me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, ky i fundit është pajtur që Rusia duhet të shkëputet nga SWIFT-i.

Kuleba ka kërkuar që BE-ja vendosjen e paketës së tretë të sanksioneve.

Lexo më shumë  Imazhi i Republikës dhe motivet për rizgjedhjen e VV-së

“Bisedova me kolegun dhe mikun francez, Jean-Yves Le Drian. Franca mbështet shkëputjen e Rusisë nga SWIFT. Unë insistoj në vendosjen e menjëhershme të paketës së tretë të sanksioneve të BE-së për të ndaluar pushtimin rus. Franca është gjithashtu e gatshme të furnizojë armë dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *