Bota

Franca ashpërson rregullat e vaksinimit

Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër coronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Nga 15 dhjetori, do t’ju duhet të siguroni prova të vaksinës, për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore”, tha ai.

Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit – mbi 68 për qind – Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me coronavirus.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

ë martën, ky vend raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve – shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit.

Leja shëndetësore është bërë e domosdoshme në të gjithë Francën në fund të korrikut.

Njerëzit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të testit negativ ose të rikuperimit nga sëmundja, për të hyrë në restorante, muze, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren dhe aeroplan.

Masat kanë shkaktuar disa valë të protestave në rrugë.

“Ne nuk kemi mbaruar me pandeminë”, tha presidenti Macron, duke shtuar se shkalla e infeksionit është rritur për 40% gjatë javës së kaluar.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, coronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 118,000 njerëzve në Francë./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *