Bota

Franca anulon bisedimet me Britaninë për emigrantët – francezët fajësojnë kryeministrin britanik

Ministri i Brendshëm i Francës ka anuluar bisedimet me Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, pasi kryeministri Boris Johnson i bëri thirrje Francës që të rimarrë emigrantët që kaluan Kanalin Anglez.

Në një përshkallëzim të krizës politike pas vdekjes së 27 personave në Kanal, Gerald Darmanin tha se Franca ishte e zhgënjyer me letrën e kryeministrit britanik.

“Publikimi i letrës e bëri atë edhe më keq”, tha fillimisht ministri francez.

Lexo më shumë  Trumpi tha se po shqyrton largimin e ShBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik

Johnson përcaktoi pesë hapa në letrën e drejtuar presidentit, Emmanuel Macron për të shmangur përsëritjen e tragjedisë të së mërkurës, raporton bbc.

“Ne e konsiderojmë letrën publike të kryeministrit britanik të papranueshme dhe në kundërshtim me diskutimet tona mes partnerëve”, tha Darmanin. “Si rrjedhojë Priti Patel nuk është më e ftuar”, shtoi ai.

Përmbytja e varkës gjatë ditës së mërkure shënoi humbjen më të madhe të jetëve në Kanalin Anglez – 17 burra, shtatë gra – njëra prej të cilëve ishte shtatzënë gjersa kanë vdekur edhe tre fëmijë.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Komisioni Evropian do të marrin pjesë në samitin e së dielës në Calais. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *