Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, Joe Biden mban veshur këpucë të ndryshme

Disa foto të Presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden po bëjnë xhiron e rrjetit.
Ditën e djeshme ai është parë të ketë veshur këpucë të ndryshme.
Këto pamje janë fotografuar në “The Queen”, në Wilimingoton teksa ishte duke shkuar në një intervistë për CNN .
Ai ka veshur këpucë të ndryshme pasi ka problem me këmbën e djathtë.
Një javë më parë Biden gjatë kohës që po luante me qenin e tij ka thyer këmbën dhe për këtë arsye atij i është dashur të veshë në këmbën e dëmtuar një këpucë sportive.
