Lajme

FOTOT/ Lefter Alla i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri

Banorëve të disa fshatrave malorë të Bulqizës u ka sosur durimi duke pritur ndonjë investim nga qeveria socialiste. Ata kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë “rrugën”. Për të kuptuar thonjëzat duhen parë fotot më poshtë, që tregojnë se Alla ka parë nga afër investimin dhe e ka reklamuar në Facebook.

“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” shkruan Alla në Facebook, duke reklamuar përfundimin e punimeve.

Lexo më shumë  Tokat bujqësore në Shqipëri prej ditësh nën ujë/ Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve 

Kryebashkiaku nuk ka vënë re ndonjë gjë të çuditshme, por komentet e kanë bërë copë.

 “Ore rruge eshte kjo!? Sa viza ke hequr perpara se te beje kete?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.

 “Talluni me jete popull se pak e ka… pse mor rruge eshte kjo!?!?!” shkruan një tjetër.

Lexo më shumë  SHBA grumbullon në Iran forcën më të madhe ushtarake që nga 2003

“Ka punu me plan tjetri jo kot me kot ! Neser pasneser e hap kanal ate pjesen ne mes dhe del kanal vadites fiks 🤣🤣 çudira alla shqiptarçe” tallet një tjetër.

Komentet në profilin e kryebashkiakut janë perla, por investimi që ka inauguruar ai ia kalon të gjithave dhe është i pakrahasueshëm. Shikojeni më poshtë:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *