KryesoreLajme

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

Një aksion i madh kundër abuzimeve dhe vjedhjeve në rrjetin elektrik po zhvillohet nga Drejtoria e OSHEE Krujë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër to dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).

Lexo më shumë  Rritet çmimi i biletës Korçë-Tiranë, shkak shtrenjtimi i naftës

Laboratori i bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës. Për laboratorin e bitcoin u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit. Në qytetin e Krujës janë proceduar penalisht 2 persona ndërsa në Fushë-Krujë 3. Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *