Bota

Fotolajm/ Si duket një tank rus pa “kokë”?

Ushtria ukrainase deklaroi se ka vrarë deri më tani rreth 9 000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës një javë më parë, ndërsa theksohet se janë shkatërruar mbi 1 mijë mjete të blinduara dhe 217 tanke.

Ukrainasit janë duke bërë edhe një luftë tjetër ndaj rusëve krahas asaj në terren dhe diplomacisë, e cila ka të bëjë me shpërndarjen në rrjetet sociale të dëmeve që kanë pësuar rusët gjatë këtyre ditëve atje.

Lexo më shumë  Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën

Foto nga tanke të shkatërruar apo ushtarë të vrarë gjenden kudo tani online, si një formë e luftës psikologjike të ukrainasve për të thyer moralin e rusëve dhe detyruar nënat e ushtarëve në Rusi që të thërrasin bijtë e tyre mbrapsht.

Sëfundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka shpërndarë disa foto nga beteja e djeshme për qytetin e Chernihiv në veri të Kievit ku janë shkatërruar disa tanke ruse, ndërkohë që shkruajnë: Ja si duket një tank rus pa kokë!

Lexo më shumë  Kryeministri i Luksemburgut: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *