FOTOLAJM/ Qytetari pa ndjenja në mes të bulevardit, para tij autoblindat vijojnë të përparojnë
Gaz lotsjellës pa kriter është përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit, mbështetës të Berishës të cilët ishin mbledhur sot për të larguar Bashën nga selia e PD-së. Gjatë protestës pati përleshje dhe policia tha se ndërhyrë pasi nga selia e PD-së u ishte kërkuar ndihmë se po u rrezikohej jeta.
Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë dhe me skafandra në kokë dhe mbrojtëse dhe me autoblinda ndërhynë fillimisht duke zbrapsur protestuesit nga ambientet e selisë së PD-së dhe më pas duke liruar të tërë bulevardin “Zhan D’ark” ku ndodhet godina e selisë.
LSA sjell foto të një qytetari që është dëmtuar dhe që disa qytetarë përpiqen ta ndihmojnë duke e hequr nga mesi i rrugës dhe njoftuar ambulancën.
Deri tani 10 protestues janë paraqitur tek Trauma për të marrë ndihmën e shpejtë.