Bota

Fotoja e vajzës shtatzënë ukrainase fiton ”World Press Photo”

Një fotografi e një gruaje shtatzënë duke u shpëtuar nga një maternitet i shkatërruar në qytetin ukrainas të Mariupolit ka fituar konkursin e njohur ndërkombëtar ”World Press Photo”.

”Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka është vlerësuar me çmimin e parë për foton”, njoftoi sot juria në Amsterdam.

Fotoja e realizuar më 9 mars 2022 për agjencinë e lajmeve AP, tronditi njerëzit në mbarë botën.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Ajo tregon një grua të plagosur dhe shtatzënë të rëndë duke u transportuar me barelë nga një maternitet i bombarduar.

Gruaja dhe foshnja e saj nuk patën fatin të jetonin

”Kjo fotografi kapi vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës”, tha presidenti i jurisë, Brent Lewis.

“Vdekja e gruas shtatzënë dhe e fëmijës përfshin një pjesë të madhe të kësaj lufte dhe qëllimin e mundshëm të Rusisë”, theksoi Lewis.

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë

“Është sikur po përpiqen të vrasin të ardhmen e Ukrainës”, theksoi një anëtar i jurisë.

Sipas jurisë, fituesit e konkursit të këtij viti përfaqësojnë temat më të rëndësishme të vitit 2022.

Fituesit u përzgjodhën nga rreth 60 000 foto në kategori të ndryshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *