KryesoreLajme

Fotoja e makinës së Zahir Pajazitit, zgjidhet pjesë e fotografive të vitit nga National Geographic

Fotografitë e vitit nga National Geographic janë publikuar, mes 49 fotove gjithsej, dy prej tyre janë fotografuar në Kosovë.

Plot 132 fotografë nga 60 vende të botës, dorëzuan 2.238.899 fotografi për t’u bërë pjesë e numrit të veçantë të National Geographic për “Fotografinë e vitit”.

Sipas Sadie Quarrier, zëvendësdrejtoresha e revistës, ishte shumë e vështirë të përzgjidhje fotografitë më unike që dokumentojnë ngjarje dhe pamje nga i gjithë globi.

Në fotogaleri renditen imazhet e vlerësuara si më të mirat nga juria e National Geographic.

Dy fotografitë nga Kosova janë radhitur me numrat 15 dhe 16-të në gjithsej 49 fotografitë e përzgjedhura nga revista.

Lexo më shumë  Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi i Kurtit me Vuçiqin, Asociacioni s’është në rend dite

Mbishkrimi që i ka vendosur fotografisë numër 15-të revista National Geographic:

“LLADOC, KOSOVË / Një Lada e venodsur në një kuti prej xhami në memorialin e heronjve të përhershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Makina mbante pjesëtarët e UÇK-së, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, në momentin që u zunë pritë nga forcat serbe në vitin 1997.” Kjo fotografi është shkrepur nga Justyna Mielnikiewicz.

Mbishkrimi që i ka vendosur fotografisë numër 16-të revista National Geographic:

Lexo më shumë  Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i leverdis Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

“Një muzikant përgatitet për shfaqjen inauguruese të Operës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Kosova ka afro 1.8 milionë banorë dhe një nga popullsitë më të reja në Evropë; më shumë se gjysma e qytetarëve të saj janë nën 30 vjeç.” Kjo fotografi është shkrepur nga Justyna Mielnikiewicz.

National Geographic (dikur Revista National Geographic, nganjëherë e quajtur si NAT GEO) është një revistë mujore popullore amerikane e botuar nga National Geographic Society. E njohur për foto-reportazhe, ajo është një nga revistat më të lexuara të të gjitha kohërave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *