Fotografia gjigande e 5-vjeçares ukrainase ekspozohet ne Venecia (Pamje)
ITALI- Artisti francez Jr, ka krijuar një foto gjigande të një 5-vjeçareje ukrainase Vlareriias. Fotoja është ekspozuar në lagunën e Venecias në Itali. Vetë Jr është e ka publikuar në Instagram foton e veprës dhe nje video të xhiruar me dronë për t’u dukur e gjithë vepra gjigande. Kjo vepër u ekspozua për mbështetje për Ukrainën. Sipas, mediave italiane vepra është 40 metra e gjatë.
Fotoja është bërë nga fotografi Artem Iurchenko në kohën kur Valeriia, e cila ka lindur në Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyy, sapo ishte mirëpritur në Poloni me nënën e saj. Vajza është fotografuar e qeshur, përcjell lumturin e një fëmije, e veshur me një xhup të bardhë, pantallona të zeza dhe kapuc po të bardhë.
Fotoja u bë e njohur sepse revista Times i kushtoi asaj një kopertinë në mars dhe ka qenë e njëjta që u vendos në rrugën Schiavoni në Venezia.
Rruga Press