Kuriozitete

Fotografi tjera mbresëlënëse nga teleskopi James Webb, kësaj radhe sjellin Jupiterin – planetin më të madh të sistemit diellor

Shkencëtarët të hënën kanë publikuar imazhet e planetit më të madh të sistemit diellor. Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb, ka shkrepur fotografitë në korrik, që shfaqin pamje mbresëlënëse të Jupiterit.

Njolla e madhe e kuqe në Jupiter, është aq e madhe sa që “gëlltit” dy Toka, thuhet në një kumtesë të NASA-s.

Lexo më shumë  Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Një fotografi këndgjerë është dramatike, që shfaq unazat përreth planetit, si dhe “dy” hënat në prapavijë të galaktikës.

“Jupiterin kurrë nuk e kemi parë të tillë. Është pothuajse e pabesueshme. Nuk kemi pritur diçka kaq të bukur, të them të drejtën”, tha astronomi planetar Imke de Pater nga Universitetit Berkeley në Kaliforni që asistoi në vëzhgim.

Sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, fotografitë infra të kuqe janë lyer me të kaltër, bardhë, verdhë, gjelbër dhe portokalli, me qëllim që të theksohen karakteristikat.

Lexo më shumë  Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Teleskopi që kushtoi 10 miliardë dollarë që të prodhohet dhe që i përket NASA-s, u lansua në fund të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit