Bota

Fotografët e National Geographic shesin veprat në ndihmë të Ukrainës

Fotografët e National Geographic kanë nxjerrë në shitje veprat e tyre, me fitimet që do të shkojnë në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Një pemë qershie në tokë të shkretë, qen të bardhë nëpër rrënoja me Taj Mahalin në horizont, fustane shumëngjyrëshe fëmijësh të varur në tel në një verandë në Porto Riko, këto e tjera janë subjekt i veprave të fotografëve.

Fotografitë shiten në formatin fizik, ku porositen online në faqen e Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse që mbështet nismat që mbrojnë të drejtat e njeriut, të kafshëve dhe habitatet natyrore që janë në rrezik.

Vital Impacts ka bashkëpunuar me fotografët e National Geographic për të shitur punën e tyre. 100% e fitimeve do të shkojnë për një organizatë humanitare që po ofron ndihmë mjekësore për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Që prej nisjes së iniciativës, vlera e produkteve të shitura është 620,000 dollarë. Organizatorët shpresojnë se shuma do të kalojë 1 milion dollarë deri më 20 prill, që është edhe dita kur përfundon kjo nismë.

“Të gjithë shikojmë tmerret e botës nga larg dhe të ndihemi të pafuqishëm, por kjo është një mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, duke blerë disa nga printimet e artit të bukur nga fotografët kryesorë në botë”, tha për CNN-in Ami Vitale, bashkëthemelues i Vital Impacts.

Koleksioni përfshin imazhe nënujore, peizazhe të mahnitshme natyrore, portrete, si dhe momente intime njerëzore të kapura nga aparati fotografik. Disa nga fotografitë janë shkrepur në qytete të Ukrainës.Fotografët e National Geographic shesin veprat për të ndihmuar Ukrainën1 of 15  

Amy Toensing/Courtesy of Vital Impacts
Amy Toensing/Courtesy of Vital ImpactsAmy Toensing/Courtesy of Vital Impacts
Joshua Cogan/Courtesy of Vital Impacts
Joshua Cogan/Courtesy of Vital ImpactsJoshua Cogan/Courtesy of Vital Impacts
Ken Geiger/Courtesy of Vital Impacts
Ken Geiger/Courtesy of Vital ImpactsKen Geiger/Courtesy of Vital Impacts
Joe McNally/Courtesy of Vital Impacts
Joe McNally/Courtesy of Vital ImpactsJoe McNally/Courtesy of Vital Impacts
Robin Hammond/Courtesy of Vital Impacts
Robin Hammond/Courtesy of Vital ImpactsRobin Hammond/Courtesy of Vital Impacts
David Guttenfelder/Courtesy of Vital Impacts
David Guttenfelder/Courtesy of Vital ImpactsDavid Guttenfelder/Courtesy of Vital Impacts
Norbert Rosing/Courtesy of Vital Impacts
Norbert Rosing/Courtesy of Vital ImpactsNorbert Rosing/Courtesy of Vital Impacts
Tanya Habjouqa/Courtesy of Vital Impacts
Tanya Habjouqa/Courtesy of Vital ImpactsTanya Habjouqa/Courtesy of Vital Impacts
Paul Nicklen/Courtesy of Vital Impacts
Paul Nicklen/Courtesy of Vital ImpactsPaul Nicklen/Courtesy of Vital Impacts
Brian Skerry/Courtesy of Vital Impacts
Brian Skerry/Courtesy of Vital ImpactsBrian Skerry/Courtesy of Vital Impacts
Dina Litovsky/Courtesy of Vital Impacts
Dina Litovsky/Courtesy of Vital ImpactsDina Litovsky/Courtesy of Vital Impacts
Justyna Mielnikiewicz/Courtesy of Vital Impacts
Justyna Mielnikiewicz/Courtesy of Vital ImpactsJustyna Mielnikiewicz/Courtesy of Vital Impacts
Ami Vitale/Courtesy of Vital Impacts
Ami Vitale/Courtesy of Vital ImpactsAmi Vitale/Courtesy of Vital Impacts
Evgenia Arbugaeva/Courtesy of Vital Impacts
Evgenia Arbugaeva/Courtesy of Vital ImpactsEvgenia Arbugaeva/Courtesy of Vital Impacts
Jim Richardson/Courtesy of Vital Impacts
Jim Richardson/Courtesy of Vital ImpactsJim Richardson/Courtesy of Vital Impacts

“Ka edhe përzierje të çuditshme imazhesh, si edhe momenteve historike të bukura”, u shpreh Vitale.

“Të gjithë mund të gjejnë diçka që u pëlqen,” tha Vitale, “dhe shpresa jonë është që këto fotografi të printuara të frymëzojnë njerëzit për të besuar, e për të punuar për një botë më të mirë”.

Fotografitë janë në shitje në faqen e internetit të Vital Impacts.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *