Kuriozitete

Foto/ Zbulohet kafka 250 mijë vjeçare e një fëmije

Fosilet e gjetura në një shpellë të Afrikës së Jugut ishin pjesë e kafkës së një fëmije hominid, e lënë me sa duket në një kthinë nga anëtarët e tjerë të species së saj 250,000 vjet më parë, shpjegojnë shkencëtarët. Zbulimi i fundit shton enigmën që rrethon Homo Naledi – një specie hominidësh të epokës së gurit të zbuluar më pak se një dekadë më parë në një rajon të quajtur “Djepi i Njerëzimit”.

“Misteri i vërtetë për këtë fëmijë është arsyeja pse ajo u gjet aty ku ishte”, tha Lee Berger, shkencëtari që drejtoi projektin.

“Diçka e mahnitshme po ndodhte në këtë shpellë 200,000-300,000 vjet më parë.

Edhe pse studiuesit i referohen fëmijës si “ajo”, ata ende nuk e kanë përcaktuar nëse ishte djalë apo vajzë. Studiuesit rrallë gjejnë mbetje të fosilizuara të fëmijëve, sepse kockat e tyre janë shumë të holla dhe të brishta për të mbijetuar gjatë shekujve. Fëmija ishte ndoshta vetëm katër deri në gjashtë vjeç kur vdiq, me dhëmbë qumështi të paprekur.

Gati 2000 fosile janë gjetur në shpella, të cilat shkencëtarët i kanë bashkuar në skelete të pjesshme. Zbulimi fillestar i vitit 2015 komplikoi të kuptuarit tonë për evolucionit njerëzor, duke treguar se Homo sapiens ndoshta jetonte së bashku me speciet e tjera të hominineve.

Studiuesit spekulojnë se anëtarë të tjerë të species mund ta kenë vendosur kafkën atje, për arsye që mund të lidhen me ritualet rreth të vdekurve, tha Berger. Deri më tani, ritualet më të hershme të njohura të hominideve të lidhura me vdekjen datojnë që nga 50,000-100,000 vjet më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *