BallinaLajme

FOTO/ Vrasjet në kufi, 4 të rinjtë korçarë që u pushkatuan në Rehovë

Megjithëse ishte gusht i 1990-ës dhe ndryshimet kishin nisur të ndiheshin, forcat kufitare vrisnin kë donte të kalonte matanë. Historia e 4 të rinjve që iu ndërpre jeta në mes dhe ëndrrat për liri nuk iu realizuan kurrë

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gusht 1990, Sigurimi i Shtetit, kapi dhe pushkatoi pa gjyq katër të rinj nga Korça, të cilët kishin tentuar të arratiseshin. Ata u vranë pasi u larguan nga hoteli në Ersekë ku po qëndronin bashkë me shokët e tjerë nga Erseka. Plani i tyre ishte që të drejtoheshin në kufi me Greqinë për t’i shpëtuar ferrit komunist. Kishin planifikuar të kalonin kufirin në afërsi të postës kufitare të Rehovës. Por ata nuk ia dolën dhe u qëlluan nga njësiti i postës kufitare duke mbetur të vrarë në vend: Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç, Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç, Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç, Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

YouTube player