Bota

(Foto) Ushtarit ukrainas i hiqet granata e pashpërthyer nga gjoksi

Një ushtar ukrainas ka pasur një operacion të suksesshëm pasi ka hequr një granatë të pashpërthyer nga gjoksi i tij, kanë thënë zyrtarë të lartë në Kiev.

Kirurgët hoqën armën nga poshtë zemrës së ushtarakut të plagosur, ndërsa dy ushtarë siguruan që operacioni të zhvillohej në mënyrë të sigurt, tha Hanna Maliar, zëvendësministre e mbrojtjes e Ukrainës, raportoi TheGuardian.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Mjekët ushtarakë kryen një operacion për të hequr një granatë VOG, e cila nuk shpërtheu, nga trupi i ushtarit”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Anton Gerashchenko, këshilltari ministror i punëve të brendshme të Ukrainës, tha se ekipi ushtarak neutralizoi municionin dhe e përshkroi procedurën si një procedurë që “do të hynte në tekstet mjekësore”.

Operacioni u krye pa përdorur elektrokoagulim – një metodë e zakonshme për të kontrolluar gjakderdhjen gjatë operacionit – sepse “granata mund të shpërthente në çdo moment”, tha Maliar.

Një imazh tregonte kirurgun duke mbajtur eksplozivin pas kryerjes së operacionit.

Ushtari që atëherë është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *