(Foto) Ukraina sot feston Ditën e Këmishës së Qëndisur ndërkohë që lufta vazhdon
Ndërkohë që lufta vazhdon në të gjithë Ukrainën, disa njerëz në vend kanë dalë në rrugë për të festuar Ditën e Këmishës së Qëndisur.
Dita, e njohur si Dita Vyshyvanka, mbahet çdo vit të enjten e tretë të majit.
Ajo i kushtohet ruajtjes dhe ringjalljes së traditës popullore të Ukrainës për të punuar dhe veshur veshje të qëndisura.
Vyshyvanka, e cila është emri i një këmishë tradicionale të qëndisur, njihet si një komponent integral i kostumit kombëtar të Ukrainës dhe një shprehje e patriotizmit.
Rruga Press