Foto/ Ukraina pas një muaji nën agresionin rus: Mijëra të vrarë, miliona refugjatë, qytete gërmadha
Të enjten u mbush një muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me liderët botërorë që u mblodhën në Bruksel për takime urgjente të NATO-s, BE-së dhe G7-ës.
Zhvillimet më të fundit:
Samiti i NATO-s: Presidenti amerikan Joe Biden shpalli sanksione të reja ndaj politikanëve rusë dhe një plan për të pranuar deri në 100,000 refugjatë në Shtetet e Bashkuara. Ai tha gjithashtu se mbështeti largimin e Rusisë nga G20, një grup prej 20 ekonomive kryesore të botës që është planifikuar të mbahet në nëntor. Në lidhje me mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Rusia, Biden tha vetëm “ne do të përgjigjemi”.
Apeli i Zelensky: Duke iu drejtuar G7 të enjten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi vendeve anëtare të ndërmarrin veprime më të mëdha, duke përfshirë një “embargo të plotë” në tregtinë me Rusinë dhe krijimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ai falënderoi vendet për vendosjen e sanksioneve, por e quajti veprimin “ca të vonuar”. Ai nuk kërkoi një zonë ndalim-fluturimi dhe u bëri thirrje liderëve të NATO-s që të siguronin avionë luftarakë – diçka për të cilën SHBA-ja është ende kundër.
Ku po luftohet: Luftimet intensive po vazhdojnë në disa drejtime rreth Kievit, megjithëse forcat ukrainase duket se kanë rimarrë territorin në lindje të kryeqytetit, duke i zmbrapsur forcat ruse.
Rruga Press