(Foto) Ukraina fitoi Eurovisionin, rusët bombardojnë Azovstal-in. Në predha shkruajnë tekstin e këngës
Ukrainasit akuzojnë rusët se kanë shkruar në disa bomba, me sa duket të destinuara për Azovstal, fjalët e folura nga grupi ukrainas Kalush pas fitores në Eurovizion pikërisht për të shpëtuar fabrikën e çelikut në Mariupol që është nën rrethimin e rusëve.
Ankesa vjen nga këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushenko, i cili publikon disa imazhe në Telegram, të rilançuara menjëherë nga mediat ukrainase.
“Ky është reagimi i ushtrisë ruse ndaj fitores sonë në Eurovision 2022”, shkruan Andryushchenko, në tekstin që shoqëron tre fotografitë, ku denoncon “zemërimin” e tij.
Në fotot, mund të shihen bombat ende të pa hedhura, të shkruara në anglisht dhe rusisht me një shënues të zi.
“Ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstalin tani”, shkruhet në anglisht në një pajisje, fjalët e thëna nga frontmeni i Kalushit, Oleh Psjuk në fund të performancës.
Të gjitha bombat tregojnë datën e djeshme, ’14 .05′. Në një tjetër bombë, sipas Ukrinform, duket mbishkrimi në rusisht “Kalush, siç pyetët. Në Azovstal”. Në një pajisje tjetër, gjithashtu në rusisht, lexojmë fjalët Eurovision 2022 dhe ‘Azov’.
Rruga Press