Lajme

FOTO / U hoq në ’91, monumenti i Stalinit ende brenda oborrit të Galerisë së Arteve

 Monumenti i Joseph Stalin, i ‘shkulur’ nga bulevardi kryesor i kryeqytetit në vitin 1991, duket se është ngritur sërish aty, pothuajse përballë vendit ku ka qenë.

Një foto ku duket se si ky monument i diktatorit sovjetik ka ‘ngritur sërish krye’, këtë herë në oborrin e Galerisë së Arteve, i paprekur.

Monumenti i Stalinit fillimisht u vendos më nëntor 1951 në vendin ku sot ndodhet monumenti i Skënderbeut me pas u zhvendos pas tij në skajin tjetër të sheshit pranë Galerisë së Arteve ishte vepër e artistit sovietik Nikolai Tomski. Shteti shqiptar e detyruar nga koha dhe ngjarjet qe ndryshonin me rrëzimin e sistemeve komuniste nëpër botë, dhe pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990, vendosi heqjen e të gjitha monumenteve, busteve dhe imazheve të diktatorit sovietik Stalin pikërisht në natën e ditëlindjes së tij.

Lexo më shumë  Kraki: Edi Rama po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

Për të evituar përplasjen me popullin dhe acarimin e situatave shteti vendosi të ndërmarrë këtë veprim për të qetësuar ujrat. I pari që u hoq ishte monumenti në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në prani të shumë njerzve megjithëse binte deborë, pas tij u hoq monumenti tek kombinati i tekstileve dhe brenda një nate u hoqën të gjitha imazhet e tij në Shqipëri.

Joseph Stalin ishte udhëheqësi komunist, totalitar i Bashkimit Sovjetik (tani i quajtur Rusi) nga viti 1927 deri më 1953. Si krijuesi i një prej mbretërimeve më brutale në histori, Stalini ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 20 deri në 60 milionë njerëzit e vet, kryesisht nga uria e përhapur dhe spastrimet masive politike.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Rruga Press

YouTube player