(FOTO) “Tajfunët” britanik zbarkojnë në Finlandë
Në një kohë që kërcënimi rus është tek dera, vendet që e rrethojnë kanë nisur përgatitjet ushtarake në mënyrë që të mos gjendet në të njëjtat pozicione si Ukraina.

Disa javë më parë presidenti Rus, Vladimir Putin, kërcënoi hapur Finlandën dhe Suedinë se nëse do të kërkonin anëtarësimin në NATO do të sulmoheshin nga forcat ruse si formë ndëshkimi.

Por mesa duket kërcënimet ruse jo vetëm që nuk kanë frikësuar aspak Finlandën, pasi kjo e fundit tashmë ka nisur dhe stërvitjen e përbashkët ajrore me forcat britanike, për të qenë të gatshme për çdo lloj sulmi.

Ditën e hënë në aeroportin ushtarak të Rovaniemit në Finlandë kanë mbërritur “Tajfunët” britanikë, avionë ushtarakë nga më të avancuarit.

Rruga Press