KryesoreLajme

FOTO/ Sulmi mbi Komunën e Zveçanit, dalin pamjet e dëmeve të shkaktuara

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në objektin e kësaj komune.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar edhe fotografi nga dëmet materiale që janë shkaktuar si pasojë e sulmit me granatë dore atje.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore.

Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”.

“Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player