Lajme

(Foto) Shkupjani zmbrapsi turmën e racistëve të VMRO-së, policia e BDI-së dhe LSDM-së e arreston, vëllain ia pushojnë nga puna

Isuk Koka, i cili zmbrapsi turmën racite huligane të VMRO-së nga Sheshi Skënderbe në Çarshi të Shkupit është arrestuar nga Policia.

Gazetarja Ferikan Iljazi raporton nga Shkupi se Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin duke u afruar.

Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën.

Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski tentoi ta shesë ndryshe ngjarjen duke thënë se biznesmeni shqiptar ka pasur për detyrë vrasjen e tij edhe pse Mickoski fizikisht nuk ndodhej në afërsi të ngjarjes.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka shkarkuar vëllain e të arrestuarit, Zudi Koka, i cili ka qenë kryetar i Drejtorisë për Higjienë Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *