(Foto) Shkatërimi i Mariupolit nga sulmet e vazhdueshme ruse
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e 62-të , shfaqen imazhet më të fundit të kaosit nga shkatërrimi në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Sipas Sky News, qindra civilë mendohet se janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit port, i cili është bllokuar nga trupat ruse. Ndërtesa të djegura dhe shkatëruara na sulmet ruse tregojnë momente nga lufta që po përjetojnë. Një burrë i ulur përtokë pranë disa rrënojave, shfaqë trishtim në fytyrën e tij.
Disa nga civilët që janë strehuar në uzinë kanë qenë atje që nga fundi i shkurtit dhe nuk kanë parë dritën e ditës prej javësh .
Rruga Press