BallinaLajme

FOTO/ Sherr me policët kundër rregullave anti-Covid, shqiptari bashkë me shokët, plagosin 4 oficerë

Të mërkurën në mbrëmje, kontrolli i policisë i kryer në Prato della Valle, çoi në pranga një shqiptar 27 vjeçar, një vajzë italiane dhe dy vëllezër ekuadorianë të moshës 25 dhe 23 vjeç, dhe një bashkatdhetar i tyre 28 vjeç, pasi katër oficerë u plagosën.

Grupi me rreth 20 djem, reaguan keq ndaj kontrollit, duke rezistuar dhe plagosur oficerët e patrullës.

Lexo më shumë  Çeku: Investim prej 400 mijë eurosh për tribunat teleskopike në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari akuzohet gjithashtu për grabitje në përpjekje për të vjedhur një armë nga agjentët.

Të gjithë u gjobitën me shumë prej 400 euro secili për shkak të rregullave anticovid. Të rinjtë po pinin të izoluar në ishullin Memmia rreth orës 20:00, pa ndonjë distancë shoqërore. Disa prej tyre ishin sanksionuar kohët e fundit për episode të ngjashme dhe për mosrespektimin e rregullave anti-covid.

Lexo më shumë  Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
YouTube player