Foto/ Radhë të gjata në zyrën e emigracionit në Belgjikë
Dhjetra njerëz pritën në radhë të gjata jashtë një zyre imigracioni në Bruksel këtë pasdite, pasi kishin ikur nga lufta në Ukrainë.
Siç kemi raportuar, Kombet e Bashkuara thonë se numri i ukrainasve që kanë hyrë në vendet fqinje që nga fillimi i konfliktit tani është rritur në 1.7 milionë.
Shumica e tyre kanë hyrë në Poloni, ndërsa të tjerët kanë ikur në Hungari, Rumani, Sllovaki, Moldavi dhe pjesë të tjera të Evropës kontinentale.


© Rruga Press