Lajme

FOTO/ Me rrethin e ndarë dhe flamurin kombëtar, ja kujt ia ka kopjuar grupi i Berishës logon e koalicionit

Koalicion i ri, por me asgjë të re. Është ky termi që mbase do i shkonte për shtat bashkëpunimit të ri të finalizuar një ditë më parë mes ish kryeministrit Berisha, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrimit.

Në dukje një bashkëpunim i ri, për zgjedhjet e pjesshme vendore mes dy aleatëve të vjetër politikë, koalicioni i ri nuk mundi të prodhojë dot as një logo të re politike.

Lexo më shumë  Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Përfaqësuesit politikë të “Shtëpisë së Lirisë”, duket se nuk janë lodhur shumë të vrasin mendjen edhe për logon e re të koalicionit duke qenë se e kanë marrë të gatshme, nga ish kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ndërsa shfaqi interes për të garuar si President i Italisë, nën moton “ La casa delle liberta’.

“BalkanWeb’ sjell më poshtë dy logot identitike, të cilat të vetmen diferencë kanë gjuhën dhe flamurin kombëtar. “Shtëpia e Lirisë” është emri i koalicionit të vendosur nga ish-kryeministri Berisha dhe LSI, të cilët do të garojnë bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa logo është rrethi blu, i ndarë në mes me flamurin kombëtar, kuq e zi.

Lexo më shumë  Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në terren për menaxhimin e situatave emergjente

Identike në formë e përmbajtje, me të vetmin ndryshim, përshtatjen e gjuhës, e flamurit kombëtar, është edhe logo e ish kryeministrit Italian Silvio Berlusconi.

Rruga Press

YouTube player