KryesoreLajme

FOTO-LAJMI/ Autostrada Thumanë-Kashar, bëhet 270 lekë tarifa nga koncensionari

Sot është hapur sipas kushteve të koncensionarit autostrada e re Thumanë Kashar e cila është me pagesë për cilindo që zgjedh të kalojë në këtë rrugë.

Qytetarët të cilët e kanë përshkruar këtë rrugë kanë shprehur pakënaqësi të mëdha sa i përket dhe tarifës që duhet të paguajnë.

Sot tarifa 270 lekë për të kaluar në autostradë, tarifë që dyfishohet për ato që do të duhet të rikthehen edhe një herë në Tiranës. Kjo është një tarifë që shumë e lartë krahasuar me të ardhurat dhe çmimin e lartë të karburantit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Po ashtu radha e mjeteve i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Me çfarë konstatohet sportelet e vëna nga firma koncesionare nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu ne drejtim të Shqipërisë së mesme.

Rruga Press

YouTube player