FOTO – Lajm/Çifti ukrainas celebrojnë martesën në mes të rrënojave në Kharkiv
Një çift ukrainas kanë festuar dasmën e tyre duke pozuar për foto të rrethuar nga rrënojat në Kharkiv të shkatërruar nga lufta. Të sapomartuarit Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov u fotografuan menjëherë pasi u martuan të dielën mes rrënojave të një kompleksi tregtar dhe zyrash në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Sipas Dailymail, çifti ishin mjekë para shpërthimit të luftës, por që atëherë janë bërë vullnetarë, duke ofruar kujdes mjekësor falas për ata që kanë nevojë.
Nastya ka punuar si infermiere në një klinikë onkologjike, ndërsa Anton Sokolov ka punuar si mjek përpara pushtimit rus të Ukrainës.
Mësohet se kur u mbaruan mjetet mjekësore, ata filluan të mblidhnin para dhe të blinin ilaçe për banorët e qytetit që kishin nevojë për trajtim.
Kjo vjen pasi guvernatori rajonal në Kharkiv tha sot se artileria dhe tanket ruse kryen mbi 20 sulme në qytet dhe periferitë e tij në verilindje të vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Në një qytet në juglindje të qytetit, Oleh Synyehubov tha se trupat ruse qëlluan mbi një kolonë autobusësh që po përpiqeshin të evakuonin pacientët nga një spital që ishte dëmtuar rëndë nga bombardimet një ditë më parë. Synyehubov tha se rreth 70 pacientë duhej të largoheshin nga spitali i dëmtuar në Balakliya, por se autobusët nuk ishin në gjendje të hynin në qytet.
Kharkiv ende nuk ka përjetuar tërheqjen e forcave ruse, siç ka ndodhur rreth kryeqytetit, Kiev. Por kjo dështoi të parandalonte Nastya dhe Anton që të festonin dasmën e tyre, vetëm çifti i fundit që lidhi kurorë pavarësisht nga sulmi i forcave ruse.
Çiftet ukrainase që do të martoheshin para pushtimit kanë treguar se si kanë refuzuar të lënë luftën të ndryshojë planet e tyre që kur filloi pesë javë më parë.
Rruga Press