Bota

(Foto) Kush janë 9 gjeneralët e Putinit që lanë “kokën” në Ukrainë”? Emrat

Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë më shumë se 12 mijë rusë që prej fillimit të luftës, ku 9 prej viktimave janë gjeneralët e besuar të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.

Forcat ukrainase raportojnë se gjenerali i fundit rus i vrarë nga ushtria e tyre është Vitaly Gerasimov, i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Gjenerali Gerasimov u dekorua në vitin 2014, pasi iu njoh pushtimi i Krimesë.

Lexo më shumë  Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës së re për ta përcaktuar atë si shtet

Ndërkohë mes të vrarëve janë nënkoloneli Dmitry Safronov, nënkoloneli Denis Glebov dhe kolonelin Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror.

Safronov dhe Glebov u vranë kur forcat ukrainase rimorën qytetin Chuhuiv, ndërsa Zizevsky u vra në jug të Ukrainës.

Gjithashtu një nga të vrarët nga snajperët ukrainas është edhe gjeneralmajori Andrei.

Gjenerali Magomed Tushaev vdiq kur kolona e tij e forcave speciale çeçene, duke përfshirë 56 tanke, u shkatërrua pranë Hostomelit, në veri-lindje të qytetit.

Lexo më shumë  BE: Importet bujqësore nga Rusia do t’i nënshtrohen tarifave të reja

Gjithashtu mes të vrarëve rusë është edhe komandanti i luftës Vladimir Zhonga, i cili drejtoi Batalionin Sparta, një njësi ushtarake neo-naziste që ka mbështetjen e Kremlinit.

Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin e Donbass që nga shpërthimi i armiqësive tetë vjet më parë.

Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *