Kuriozitete

(Foto) Karikatura 103-vjeçare që shpjegon se ç’do të ndodhte nëse do të shpikeshin “telefona xhepi”

Një karikaturë e vitit 1919, përshkruan se si do të ishte jeta nëse do të shpikeshin ‘telefonat e xhepit”.

“The Pocket Pjone: When Will It Ring?” është realizuar nga W. K. Haselden dhe u botua për herë të parën në Mirror.

W. K. Haselden përshkroi në mënyrë komike ‘bezdisjen’ nga celularët e dorës në përditshmëri, si: Duke shkuar në punë, kur merr pjesë në një koncert, kur i ke duart e zëna me gjësende, madje edhe duke u martuar.

Kujtojmë se i pari celular dore u demonstrua nga John F. Mitchell dhe Martin Cooper nga Motorola, rreth 50 vjet pas karikaturës së Haseldenit, në vitin 1973, duke përdorur një celular që peshonte 2 kilogramë.

Ndërsa novatori italian Antonio Meucci, vlerësohet me shpikjen e telefonit të parë bazë në vitin 1849 dhe francezi Charles Bourseul shpiku një telefon në vitin 1854, ndërkaq Alexander Graham Bell fitoi patentën e parë amerikane për pajisjen në vitin 1876.

Në vitet 1877-78 u ndërtua linja e parë telefonike, u krijua centrali i parë telefonik. Tre vjet më vonë, pothuajse 49 mijë telefona ishin në përdorim. Në vitin 1880, Bell e bashkoi këtë kompani me të tjerat për të formuar Kompaninë Telefonike Amerikane Bell dhe në vitin 1885 u formua Kompania Amerikane e Telegrafit dhe Telefonisë (AT&T), ajo dominoi komunikimet telefonike për shekullin e ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *