FOTO/Shikoni se çfarë bën Broja sapo shikon një tifoz shqiptar në tribunë
Emri i Armando Brojës është ndër më të lakuarit në Premier Ligës për momentin edhe pse kampionat anglez cilësohet si më i miri në botë.
Pas shkëlqeu me Shqipërinë duke i dhënë dy here fitoren kuqezinjve në dy sfida ndaj Hungarisë, 20-vjeçari po kalon momentin më të mirë te skuadra e Sauthemptonit.
Broja shënoi dy javë m parë në fitoren ndaj Lidsit, por sulmuesi u bë sërish protagonist këtë fundjavë duke shënuar në barazimin 2-2 me rivalët e Bërnlejt.
Pas ndeshjes, Broja ka bërë një gjest të madh duke i dhuruar fanellën një tifozi që ishte me flamur shqiptar në dorë.
20-vjeçari po rritet shumë dhe pritet që me aftësitë e tij të lërë gjurmë në kampionatin më të fortë në botë duke bërë krenar të gjithë shqiptarët.
Rruga Press