Bota

(Foto) Brenda Azovstalit të shkatërruar e të pushtuar

Hapësira të improvizuara për larje, shtretër për të fjetur e për t’i shtrirë të vdekurit u gjetën brenda hapësirave të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol të Ukrainës, që për disa javë, u shfrytëzuan për luftë e strehim.

Mijëra ushtarë ukrainas e civilë, u strehuan në zemër të Mariupolit për t’iu ikur sulmeve të fuqishme ruse, që po përpiqeshin ta merrnin nën kontroll zonën, shkruan “Dailymail” të martën.

Rreth 6 mijë ukrainas e 4 mijë rusë u regjistruan të vrarë në këto luftime. Tash për tash, rreth 2 mijë ukrainas të tjerë po torturohen nga forcat ruse.

Azovstali u bë vatër e luftimeve për javë të tëra. Raketa dhe artileri e rëndë u përdor nga Rusia ndaj ukrainasve që po luftonin “me të gjitha forcat” brenda fabrikës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

E me futjen e forcave ruse, tash edhe ata po i përdorin hapësirat e fabrikës për strehim e çlodhje.

Pos rrobave, uniformave e ushqimeve, rusët lanë edhe një mesazh: një fotografi me kokë të presidentit Volodymyr Zelensky, e përdorur për të qëlluar në “pikado”.

Luftimet ndaluan më 20 maj.

Tash, për shkëmbimin e trupave, të dyja forcat po negociojnë.

“Bisedimet po vazhdojnë për shkëmbime të mëtejshme, për t’i kthyer në shtëpi të gjitha trupat. Absolutisht të gjitha trupat duhet të kthehen dhe kjo është diçka për të cilën do të punojmë”, deklaroi komandanti i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Maksym Zhorin nëpërmjet një postimi në Telegram.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ai shtoi se një e treta e të vrarëve në këto luftime ishin pjesë e batalionit “Azov”, e pjesa tjetër i përkisnin oficerëve të patrullës kufitare.

Sipas Zhorin, identifikimi i trupave të vrarë do të marrë kohë, ndërsa për këtë do të përdoret testi i ADN-së.

Mariupoli nuk ka mbetur asgjë më shumë sesa një vend i shkretë, pas bombardimeve disamujore. Fabrika e çelikut, që dikur numëronte 12 mijë punëtorë, u përdor si pikë strategjike e forcave ukrainase. Tash është shndërruar në një gërmadhë.

Aktualisht luftimet më të mëdha brenda territorit ukrainas po ndodhin në lindje. Severodonetsku është zonë që po bombardohet nga trupat ruse, që së fundmi i shkatërruan edhe urat, për t’ua pamundësuar ikjen civilëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *