Bota

Fosilet e një dinosauri shiten për 12 milionë dollarë

Emri i tij është “Hector”, ai është mbi 100 milionë vjeç dhe fosilet e tij u shitën për më shumë se 12 milionë dollarë në ankand, shkruan CNN.

Skeleti i Deinonychus antirrhopus, daton në periudhën e hershme të Kretakut: 115 deri në 108 milionë vite më parë. Sipas Christie’s, fosilet pritej të shiteshin midis 4 dhe 6 milionë dollarë, por në vend të kësaj u shitën për 12.4 milionë dollarë të mërkurën.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Deinonychus ishte 9 metra i gjatë, dhe u zbulua në Amerikën e Veriut.

Fosilet e dinosaurëve, veçanërisht për speciet “e famshme” si ato në filmin “Jurassic Park”, janë shitur më shumë marramendëse në ankand në dekadat e fundit.  Në vitin 2020, një skelet T.rex u shit për 31.8 milionë dollarë rekord , dhe në vitin 2021, skeleti më i madh në botë Triceratops u shit për 7.7 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *