KryesoreLajme

Forumi i Davosit, Kurti: Të gjithë ndanë entuziazmin për suksesin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar pjesëmarrjen e tij në Forumin e Davosit në Zvicër. Në një postim në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë shkruan se ndihet i nderuar që Kosova çeli forumin dhe fjalën hyrëse e kishte ai. Kurti shtoi se aleatët e Kosovës ndajnë entuziazëm për suksesin e vendit.

“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kurti në këtë panel ishte edhe me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player